Aktuale Më shumë

Ka përfunduar debati publik për Projektligjin

Prej tvteuta11:03, 21 Nëntor 2021

Ka përfunduar debati publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konfiskimin e të ardhurave nga krimi dhe Ministria e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave do të përgatisë Raportin dhe do ta publikojë në ueb faqen dhe në portalin e qeverisjes elektronike. Siç është bërë e ditur nga Qeveria, raporti do të publikohet në afat prej 15 ditësh nga dita e përfundimit të debatit publik.

Diskutimi për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konfiskimin e të hyrave nga krimi filloi me publikimin e ftesës publike për pjesëmarrje, si dhe tekstit të Projektligjit.

Propozimet, sugjerimet dhe komentet janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe me e-mail. Me rastin e këtij projektligji është organizuar një tryezë e rrumbullakët.

Debati publik zgjati 20 ditë nga dita e publikimit të ftesës në faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe në portalin e qeverisjes elektronike. Ftesa është publikuar më 28 tetor të këtij viti.

  • 1

    Radio