Ekonomi Më shumë

Isat Dragovoja : Prezantim i suksesshëm në Panairet ndërkombëtare

Prej tvteuta13:20, 14 Prill 2015

“Panairet ndërkombëtare të Berlinit, Pragës, Çekisë, Moskës ishin të suksesshme”, kështu u shpreh para mikrofonit të televizionit Teuta, drejtori i Shitjes në “Rivierën e Ulqinit”- Isat Dragovoja. Ai shtoi se e veçanta e këtyre panaireve ishte interesimi shumë i madh i tregjeve në fjalë për të vizituar vendin tonë.

“Tregu i Rusisë për neve është një treg shumë me rëndësi,viteve të fundit për shkak të situatës në Ukrainë dhe kushteve ekonomike kemi numër më të vogël të vizitorëve nga ky vend, edhe këtë vit presim të kemi në të njëjtin numër të mysafirëve nuk presim ndonjë rritje”, deklaroi Isat Dragovija , duke shtuar se këtë vit presin një numër më të madh  vizitorësh nga Gjermania pasi është  arritur të lidhen  kontrata me disa turoperator të rinj.

Konkurrenca në treg është e madhe,ndër konkurrentët kryesor Dragovoja veçon Greqinë, Turqinë, Shqipërinë, Kroacinë, Italinë, pra duhet vërtet të jemi shumë menaxhues të mirë që të arrijmë të joshim mysafirët nga rajoni të vendosin që pushimet ti kalojnë në Ulqin.

Isat Dragovoja drejtor i shitjes në “Rivierën e Ulqinit”thotë se:” kemi kapacitete të mjaftueshme ,ofrojmë mbi 1000 shtretër, kemi tre hotele të cilët çdo vit riparohen dhe plotësohen me inventar të ri, edhe pse nuk mund të lëvdohemi me  standardet  që ofrojnë, duke ditur se tregu sot ofron hotele shumë elitare, ku komuna e Ulqinit ka mbetur shumë mbrapa”.

Riviera e Ulqinit në kuadër të vet posedon edhe fshatin turistik Ada në Bunë me rreth 600 shtretër.

Llogaritet që në komunën e Ulqinit të ketë mbi 130 mijë shtretër në sektorin privat.

  • 1

    Radio