Aktuale Më shumë

Informacioni se Gjukanoviq është kërcënuar nuk është i saktë

Prej tvteuta10:02, 1 Gusht 2024

Nuk janë të vërteta informacionet se po kërcënohet ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Administratës së Policisë dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare. Ata sqarojnë se të dhënat e marra në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar tregojnë se shërbimet e inteligjencës, pra komuniteti i inteligjencës, nuk kanë informacion se po përgatitet një atentat në lidhje me ish-presidentin e vendit.

Siç theksojnë në njoftim, informacioni i publikuar në media të caktuara me këtë rast nuk është i saktë.

“Në lidhje me akuzat e mediave para dhe pas seancës së Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, në të cilën u dëgjuan drejtori i Drejtorisë së Policisë Zoran Brgjanin dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Boris Milliq, dhe për hir të informimit të saktë të publikut, duke respektuar kufizimet në lidhje me mbrojtjen e të dhënave sekrete, është i nevojshëm ky njoftim për zbardhjen e plotë të faktit, pra rrethanave që tërhoqën vëmendjen e medias.” thanë ata në deklaratë.

Ata theksojnë se të dhënat e marra në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare tregojnë se shërbimet e huaja të inteligjencës, pra komuniteti i inteligjencës, nuk janë burimi i informacionit se po përgatitet një atentat ndaj ish-presidentit të vend, siç u tha në disa media. Nga kjo, konstatohet se informacionet e publikuara në media të caktuara me këtë rast nuk janë të sakta.

“Drejtoria e Policisë në kuadër të bashkëpunimit operativ ndërkombëtar policor nuk i ka pranuar informatat e cekura, gjegjësisht një informacion i tillë nuk i është dorëzuar Drejtorisë së policisë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar operacional policor. Lidhur me këtë, informacionet se ish-presidenti i Malit të Zi është duke u kërcënuar nuk është e saktë”, theksojnë ata në deklaratë.

  • 1

    Radio