Aktuale Më shumë

Hoteli i Kelmendit në Ulqin në listën e zezë të SHBA

Prej tvteuta17:59, 3 Nëntor 2021

Pasuria e Naser Kelmendit, i cili në Kosovë është i dënuar për trafikim droge, ndodhet në listën e zezë të Ministrisë së financave të SHBA-së. Në këtë listë është edhe hoteli dhe kompanitë e tija në Mal të Zi.

Autoritetet amerikane në listë kanë përfshirë edhe katër fëmijë dhe të gjitha kompanitë . Kompanitë e përmendura janë Kaza grande eksport import në Mal të Zi, Hotel Kaza grande në Ulqin, kompania afariste Donata nga Mali i Zi, pastaj hotel Kaza grande nga Bosnja dhe Hercegovina dhe kompania Dona-Shell, selia e së cilës është në Kosovë .

Vetë Kelmendi ka qenë në listën e zezë të Ministrisë së Financave të Amerikës që nga viti 2012 , me vendim të ish-presidentit amerikan Barack Obama.

Në ndërkohë, më saktësisht në vitin 2018, Kelmendi u shpall fajtor për posedim të narkotikëve dhe u dënua me gjashtë vjet burgim në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ai u shpall fajtor sipas pikës së tetë të aktakuzës, e cila e ngarkon atë për hedhjen në treg të 25 kilogramëve drogë.

Hotelin në Ulqin Kelmendi e ka ndërtuar një dekadë më parë, dhe shpesh ka qëndruar në këtë qytet. Në vitin 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti një aktakuzë kundër tij, duke e akuzuar atë për menaxhimin e një grupi të organizuar kriminal dhe vrasjen e Ramiz Delaliqit në Sarajevë në vitin 2007. Për këto dy krime, megjithatë, ai u lirua .

 

  • 1

    Radio