Shëndeti Më shumë

Helthy Corner – Dobitë e çajit të hithrës në shëndetësi

Prej tvteuta10:54, 14 Maj 2023

Edhe këte herë ishim në vizit tek dyqani “Helthy Corner” ku kësaj radhe folëm për çajin e hithrave.

Hithra është një bimë që në formën e çajit ka shumë efekte të shëndetshme për organizmin tonë. Në mjeksinë kineze ai përdoret për lehtësimin e sëmundjeve të ndryshme, ndërsa sot pihet për ta përmirësuar shëndetin e gjithë organizmit. Disa nga problemet që mund të shërohen përmes tij janë;

Lehtësimi i simptomave të osteoartritit
Disa studime kanë treguar se pirja e çajit të hithrës mund t’i lehtësojë simptomat e osteoartritit. Po ashtu, shkencëtarët kanë konstatuar se kompresat me çaj të hithre mund të jenë po aq efektive.

Parandalimi i akumulimit të ujit në trup
Hithi ka një efekt të butë diuretik dhe e inkurajon lirimin e ujit të tepërt nga trupi. Pirja e përditshme e çajit të hithrës kontribuon në parandalimin akumulimit të ujit të tepërt në trup.

Përmirëson qarkullimin e gjakut
Disa studime kanë treguar se çaji i hithrës mund të ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të dobët të gjakut. Çaji i hithrës është treguar efektiv tek personat që kanë probleme me qarkullimin e gjakut në pjesën e krahëve dhe këmbëve.

Rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak
Shkencëtarët kanë konstatuar se konsumi i rregullt i çajit të hithrës ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak tek personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe zvogëlon nevojën për ilaçe.

  • 1

    Radio