Sociale Më shumë

Hatixhe Gjoni: Farmacitë private ngjasojnë me përfitues lufte, shteti nuk kthen kokën nga Ulqini ndoshta se jemi shumica shqiptarë

Prej tvteuta12:56, 11 Mars 2021

Masa të ashpra  që po aplikohen në Komunën e Ulqinit tash 8 ditë vijnë si kërkesë e Kumunës së Ulqinit, por ato sikur nuk po japin rezultatet e duhura,shprehet për televizionin Teuta nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hatixhe Gjoni.Gjoni u shpreh se bluzat e bardha, sidomos ata që punojnë në covid ambulancë janë të angazhuar në maksimum ,ku brenda një dite bëjnë deri në 350 vizita,pa numruar këtu edhe kontrollat,dhe analizat  tjera shtesë që janë të domosdoshme.Punëtorët shëndetësor , shton ajo janë duke u ballafaquar me këtë problematikë tash një vit,dhe bëjnë të pamundërën për t’i dalë në ndihmë pacientëve.

Nënkryetraja Gjoni ka thënë se ka informatë që barnatoret janë të furnizuara me medikamente të nevojshme, por  shumica nga ilaçet nuk refundohen nga Fondi I Shëndetësisë. Duke u referuar ankesave të qytetarëve, ajo  hedhë një kritikë të ashpër ndaj  disa farmacive private në Mal të Zi  të cilat  furnizojnë barnatoret tjera për luhatje të çmimeve.

“Nuk është e logjikshme se një medikament në rajon dhe për rreth nesh kushton disa herë më lirë,ndërsa të njëjtat të cilat blehen në farmacitë në Mal të Zi janë disa here më shtrenjtë,kjo tregon se dikush nuk ka mëshirë as në fatkeqsinë e njerzve,kësaj I thonë  përfitim  luftës ,kjo me këtë krahasohet “ shtoi ajo.

Para disa ditësh Komuna e Ulqinit i ka bërë thirrje përfaqsuesëve të pushtetit Qendrorë që të vijnë në Komunën e Ulqinit dhe të njoftohen për së afërmi me situatën në përgjithësi,por Gjoni shprehet se nuk kanë marrë asnjë përgjegje.

“Kjo  lë të kuptojë se ndoshta Ulqini qëllimisht,apo jo qëllimisht është duke u anashkaluar ,sepse në Ulqin shumica e popullatës është shqiptare .Në këtë situatë të rënduar si shëndetësore ashtu edhe ekonomike mos të sjellë kush kokën ndaj Ulqinit nuk ka arsyetim“ shprehet Gjoni .

Situata epidemiologjike  në Komunën e Ulqinit vazhdon të mbetet tejet shqetësuese,mbetet të shpresojmë se aplikimi i masave të reja do të ndikojnë në uljen e numrit të personave të infektuar me covid 19.

H.Nelaj

  • 1

    Radio