Aktuale Më shumë

Hapet Shërbimi i Emergjencës në Guci

Prej tvteuta18:30, 23 Shkurt 2023

Komuna e Gucisë tani do të ketë njësinë e vet të Asistencës Mjeksore Emergjente , e cila u hap zyrtarisht ditën e sotme  nga Ministri i Shëndetësisë Dragoslav Shqekiq, Drejtori i Institutit për Asistencë Mjekësore Emergjente të Malit të Zi, Dr. Vuk Nikoviq, ambasadori i Republikës së Turqisë në Mal të Zi,  Barish Kalkavan, si dhe kryetarja e Komunës së Gucisë Anela Çekiq. Në hapje mori pjesë edhe koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Ndërkombëtar (TIKA), z.Abdurahman Toprak.

Vlera totale e projektit të përshtatjes dhe pajisjes së njësisë së re të Institutit është 120.000 euro. Instituti siguroi fonde për punimet e ndërtimit dhe një ambulancë të re të pajisur plotësisht, ndërsa pajisje mjekësore dhe zyra me vlerë 25,000 euro u dhuruan nga TIKA.

Njësia e re u hap me bashkëpunimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit dhe vetëqeverisjes lokale, të cilat ndihmuan me 7000 euro në hapjen e kësaj njësie moderne që nuk kishte ekzistuar më parë në këtë qytet. Kryetarja Çekiq theksoi se puna e Shërbimit Emergjent ka një rëndësi të madhe për Gucinë, si për qytetarët ashtu edhe për diasporën që vjen në masë në muajt e verës. , por edhe për turistët, veçanërisht për alpinistët që vizitojnë Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe vende të tjera turistike.

  • 1

    Radio