Sporti Më shumë

Hapet palestra e parë në natyrë në Ulqin

Prej tvteuta15:22, 31 Mars 2017

Sot në pyllin e pishave u bë hapja solemne e palestrës së parë në natyrë në Ulqin, ndërtimi i së cilës është financiar nga Organizata turistike e qytetit. Në hapje përveç zyrtarëve të pushtetit lokal ishin prezent edhe një numër të rinjsh të apasionuar pas aktiviteteve sportive. Shiritin e hapjes e prenë drejtori i Organizatës turistike Fuad Haxhibeti dhe nënkryetari i komunës për çështjet sportive Arjan Murati.

Drejtori Haxhibeti për televizionin Teuta tha se investime të tilla në Ulqin do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, dhe se kjo palestër nuk do të jetë e vetme,kurse nënkryetari Murati shprehu besimin se kjo palestër do të shërbejë edhe si inkurajim për nxitjen e marrjes me sport tek të rinjtë.

  • 1

    Radio