Aktuale Më shumë

Hana Llazorja më e mira në garën e matematikës

Prej tvteuta15:41, 11 Korrik 2023

Hana Llazorja, nxënëse e klasës së gjashtë të shkollës fillore “Boshko Strugar” në Ulqin, fitoi medaljen e artë në Konkursin Ndërkombëtar të Matematikës “Matematika pa kufij”, i cili tradicionalisht mbahet në qytetin bullgar të Nesenbarit.

Hana fitoi çmimin e parë në kategorinë  jashtëzakonisht të vështirë , dhe në Ulqin kthehet me medaljen e artë, çmim prestigjioz  i cili ndahet për pjesëmarrësit më të mirë individualë.

Në garë morën pjesë gati një mijë nxënës të ardhur nga Azerbajxhani, Bullgaria, Estonia, Kazakistani, Malta, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Ukraina dhe Uzbekistani.

  • 1

    Radio