Haaland shënon dy gola për fitoren e Norvegjisë

Prej tvteuta14:37, 21 Qershor 2023

Erling Haaland ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Norvegjinë drejt fitores. Norvegjezët të martën mbrëma fituan 3:1 në shtëpi ndaj Qipros.

Ola Solbakken shënoi për 1:0 në minutën e 12-të. Superylli Haaland shënoi nga penalltia në minutën e 56-të, ndërsa në minutën e 60-të e shënoi golin tjetër. Në minutën e 93-të Grigoris Kastanos shënoi golin e vetëm për Qipron.

Norvegjia është e treta në Grupin A me katër pikë nga katër ndeshje. Qipro mbetet pa pikë.

  • 1

    Radio