Kronikë Më shumë

Grabitja me armë në Nikshiq: Arrestohet një nga të dyshuarit

Prej tvteuta15:46, 21 Tetor 2021

Stojan Albijaniq  nga Bileqa e Bosna Hercegovinës, u arrestua nën dyshimin për pjesëmarrje në grabitjen e armatosur të ndodhur ditën e djeshme në Nikshiq, në të cilën, humbi jetën punonjësi i sigurisë Ljubisha Mrdak.

“Më 20 tetor , oficerët e policisë të stacionit policor në Bileqë arrestuan personin me inicialet S.A nga ky qytet nën dyshimin për kryerjen e krimit të grabitjes. Anëtarët e Departamentit të Policisë Trebinje, duke vepruar me urdhër të Gjykatës së Qarkut Trebinje, kontrolluan shtëpinë dhe automjetin i cili përdoret nga personi në fjalë, dhe me atë rast u gjetën dhe u konfiskuan përkohësisht gjurmë që mund të përdoren për të hedhur dritë mbi veprën kriminale e cila ndodhi dje në Nikshiq.”, thanë nga Departamenti i Policisë në Trebinje.

Në grabitjen e djeshme në Nikshiq, sulmuesit arritën të tjetërosjnë shumën prej 380.000 eurove nga Posta e Malit të Zi, të cilat ishin të destinuara për pensionet. Gjatë grabitjes sulmuesit qëlluan me armë punonjësin e sigurisë dhe ikën në drejtim të panjohur. Automjeti u gjet pak orë më vonë në vendbanimin Grebice. Mediat e Bosnjes njoftojnë policia atje po kërkon edhe një person tjetër që mund të jetë i përfshirë në ngjarje.

  • 1

    Radio