Gorana : Kemi problem me sjelljen e qenve endacak nga komunat e tjera

Prej tvteuta10:07, 28 Dhjetor 2016

Komuna e Ulqinit ka filluar që në verën e viti 2016 që të përgatisë hapjen e azilit për qentë endacak. Azili i qenve gjendet në Mal të Bardhë,dhe do të vazhdojë të qendrojë aty deri me vlefshmërinë e lejës së përkohshme , u shpreh për Televizionin Teuta sekretari për Veprimtari Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit Mustaf Gorana.

Gorana shtoj se është shqetësues fakti që numri i madhë i qenve endacak rritet çdo ditë edhe më shumë si shkak i sjelljes së këtyre qenve edhe nga komunat e tjera të Malit të Zi. Ky azil është në përkujdesjen e Komunës së Ulqinit dhe Ndërmarrjes Komunale, mirëpo Gorana tha se akoma ka punë që të bëhet në përmirësimin e kushteve. Mbikqyrësi i azilit Xhelal Zati shprehet se janë të kënaqur me punën e arrirë deri tani.Kujdesi ndaj qenve është ai maksimal. Gorana nga ana tjetër shtoj se tani edhe ankesat nga ana e qytetarëve janë më të ulëta.Në këtë azil ka mbi 40 qenj.

  • 1

    Radio