Sociale Më shumë

“Globus Art realizon me sukses panairet në Tetovë dhe Gostivar

Prej tvteuta15:10, 30 Tetor 2015

Në Tetovë dhe në Gostivar u mbajt Panairi i  artizanëve organizuar nga “Globus Art”. Kryetari i shoqatës në fjalë  Ramiz Hajdari, shprehet se është i kënaqur me rrjedhën e Panairit si dhe me vizitën.

Ky është Panairi i tretë që organizohet në Tetovë brenda dy viteve,ndërkohë që në Gostivar  u organizua   për herë të parë.

Sipas fjalëve të kryetarit të shoqatës Ramiz Hajdari  ekspozita kishte  për qëllim prezantimin e vlerave artizanale  tek trevat shqiptare në Maqedoni, si mungesë e panaireve të tilla.

“Vizita  ishte në nivel, sidomos në Tetovë,dhe kanë marrë pjesë me punimet e veta artizane rreth 30 ekspozues të ardhur nga trevat e ndryshme të banuara me popullatën shqiptare, si Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, dhe nga Mali i Zi.-shprehet Hajdari.

Planet e Ramizit nuk përfundojnë këtu por ai do të vazhdoi me mbajtjen e panaireve të radhës të cilat do të mbahen në Fier,Tiranë dhe Prishtinë.

Panairet kanë zgjatur nga data 22 deri më 28 tetor dhe kanë qenë të përcjellura  nga një numër i madh i medieve.

  • 1

    Radio