Sociale Më shumë

Gjukanoviq: Qeveria të shpallë 22 marsin ditë zie

Prej tvteuta11:56, 21 Mars 2021

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se ai priste që Qeveria të shpallte 22 Marsin si ditë të përkujtimit kombëtar për të gjitha viktimat e virusit korona. Flamuri në Pallatin e Presidentit nesër do të ulet, në gjysmë shtizë. “Unë mbështeta iniciativën e aktivistit të të drejtave të njeriut Aleksandar Zekoviq për të shpallur 22 marsin ditë zie dhe një ditë të përkujtimit kombëtar për të gjitha viktimat e koronavirusit,” tha Gjukanoviq në Twitter. Ai edhe një herë shprehu ngushëllimet dhe simpatinë e tij për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre gjatë vitit të kaluar të luftës së vështirë kundër covid 19.

 

AKZ

  • 1

    Radio