Sociale Më shumë

Gjukanoviq: Le të konfirmojmë përgjegjësinë dhe besimin në imunizim

Prej tvteuta19:16, 28 Mars 2021

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanović, u bëri thirrje qytetarëve të konfirmojnë përgjegjësinë e tyre dhe besimin në imunizim, sepse, siç deklaroi ai, kjo është mënyra e vetme për të dalë nga kriza.

Ai shkroi në llogarinë e tij në Twitter se është  jashtëzakonisht i kënaqur me ardhjen e kontigjentit të parë të vaksinave COVAX në Malin e Zi.

Gjukanoviq  falënderoi të gjithë partnerët në sistem – Kombet e Bashkuara, mekanizmin COVAX, Ambasadën e Bashkimit Evropian, Ambasadën e Britanisë së Madhe  si dhe Ekipit  Evropa.”Le të konfirmojmë përgjegjësinë dhe besimin tonë në imunizimin. Vetëm në atë mënyrë mund të dalim nga kriza,” tha Gjukanoviq.

  • 1

    Radio