Aktuale Më shumë

Gjuajtje me armë në Podgoricë. Plagoset një person

Prej tvteuta13:06, 30 Janar 2023

Rreth orës 11.00 në Podgoricë, në afërsi të lokalit “Vuk”, ka ndodhur një sulm me armë në të cilin ka mabetur i plagosur Marjan Jovoviq (42).

Policia ka njoftuar se zyrtarët e saj janë duke kryer hetime në vendngjarje të udhëhequr nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë  në Podgoricë.

Në vitin 2010, Jovoviq u arrestua në Beograd në një operacion të Sektorit Serb për Luftën kundër Krimit të Organizuar me dyshimin se kishte organizuar kontrabandën e lëndëve narkotike nga Mali i Zi në  Bosnje-Hercegovinë.

 

  • 1

    Radio