Aktuale Më shumë

Gjithnjë e më pak të sapolindur dhe gjithnjë e më shumë të vdekur

Prej tvteuta07:53, 1 Mars 2023

Në Mal të Zi, për të tretin vit radhazi, është shënuar rritje negative natyrore, tregojnë të dhënat paraprake të Monstat.

Të dhënat e Monstat tregojnë se që nga viti 2019, ka pasur gjithnjë e më pak të sapolindur. Kështu, në vitin 2019 kanë lindur 7223 foshnja, në vitin 2020 kanë lindur 7097 fëmijë, në vitin 2021 ky numër ka qenë 7033, ndërsa vitin e kaluar në vendin tonë kanë lindur 7008 foshnje.

Në të njëjtën periudhë, numri i vdekjeve rritet çdo vit, kështu që ai numër në vitin 2019 ishte 6.595, ndërsa vitin e kaluar 7.058.

Të dhënat e Monstat për vitin e kaluar tregojnë se në Mal të Zi, numri i personave të vdekur ishte 50 më i madh se numri i të porsalindurve.

Rritje negative natyrore vitin e kaluar është shënuar në 17 komuna, ndërsa rritje pozitive është shënuar në shtatë komuna. Rritje negative natyrore në Mal të Zi është shënuar edhe në vitin 2021, kur kemi pasur 2119 vdekje më shumë, ndërsa në vitin 2020 ka pasur 196 vdekje më shumë se të sapolindurit në vendin tonë.

  • 1

    Radio