Sociale Më shumë

Gjimnazi Publik “Vëllazërim Bashkim” shënon ditën e mësuesit

Prej tvteuta15:07, 7 Mars 2023

7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në të gjitha trojet shqiptare. Ne këtëe ditë,  të gjithë se bashku, kujtojnë mësimdhënësit dhe punën e tyre ndër vite.
135 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e pare shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare. Kjo ditë edhe në Ulqin kremtohet në forma të ndryshme, me dhurata nga nxënësit, me aktivitete duke vënë në theks kontributin e mësuesve në edukimin e brezit të ri, e pikërisht në Gjimnazin Publik të Ulqinit, u mbajt shfaqja me motiv të tillë.
Aktivi i Gjuhës Shqipe me nxënës të shquar të kësaj lëmie, përmbushën me emocion aktivitetin e shënuar për ditën e mësuesit.
Ditët e tilla, me aktivitete të ndryshme përveç emocionit që japin, krijojnë edhe mundësi të reja për nxënësit dhe ofrojnë mundësinë edhe tek mësimdhënësit ti shohin në një dimenzion ndryshe.

  • 1

    Radio