Slider Më shumë

Gjermania i dhuron Malit të Zi terapinë moderne anticovid

Prej tvteuta18:37, 24 Nëntor 2021

Gjermania i ka dhuruar Malit të Zi terapinë më moderne për fazën fillestare të infektimit me COVID-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri theksojnë se terapia e antitrupave monoklonal, është terapia më moderne në trajtimin e koronavirusit, e cila përdoret në fazën fillestare të sëmundjes. Dhurimi i kësaj terapie, me vlerë prej 3.1 milionë euro, është siguruar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, ndërsa marrëveshja është arritur gjatë qëndrimit të fundit të ministres Boroviniq-Bojoviq në Berlin.

Në Qendrën Spitalore të Malit të Zi, donacionin e dorëzoia ambasadori iGjermanisë, Robert Weber. Ambasadori Weber tha se akti i sotëm është një tjetër shenjë e bashkëpunimit të përbashkët, të ngushtë ndërmjet Gjermanisë dhe Malit të Zi, solidaritetit gjerman dhe vizitës së suksesshme që ministrja Boroviniq Bojoviq pati së fundmi në Berlin.

“Dorëzimi i terapisë është një tjetër element i bashkëpunimit shumë të suksesshëm mes shërbimeve shëndetësore në Mal të Zi dhe nga ana tjetër me Institutin Robert Koch dhe Spitalin Universitar Schrite në Gjermani. Vala e katërt e pandemisë tregon se nuk duhet të dorëzohemi para përpjekjeve kur bëhet fjalët për vaksinimin e popullatës.Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt. Ky është një  mesazh për të gjithë ata që ende nuk kanë marrë vendim për vaksinim, se të gjithë duhet të kontribuojnë për siguri. “tha Weber.

  • 1

    Radio