Gjeloshaj kërrkon përgjegjësi nga institucionet kompetente
Prej tvteuta23:50, 2 October 2021
Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj me pëlqim të fmiljes së Shejlla Bakisë, iu drejtua sot opinionit publik me rastin e vrasjes së vajzës 19 vjeçare Shejlla Bakija:
U kërkova institucioneve përgjigje se ku ishin dhe pse nuk e mbrojtën Shejllën.
Familja, unë dhe të gjithë ju e dini që për fat të keq ne nuk mund ta kthejmë Shejllën tonë, por ne duam drejtësi dhe përgjegjësi pse nuk e kemi më atë, dhe të gjithë ne dëshirojmë që kjo të mos ndodh më dhe dikush nga institucionet të marrë përgjegjësinë.
Ne duhet t’i mbrojmë vajzat tona, vajzën time, të gjitha vajzat në këtë shtet!
Policia më informoi se Shejlla kishte paraqitur tashmë vrasësin e saj në polici, se policia i kishte marrë këta dy persona në pyetje lidhur me ngjaren.
Prokurori në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë u informua me paraqitjen dhe përmbajtjen e deklaratave, dhe deklaroi se në këtë ngjarje nuk kishte elemente të natyrës së veprës penale.
Pra prokuroria nuk reagoi në mënyrë parandaluese për të parandaluar këtë krim!
Pas këtij informacioni, ne i kërkojmë Prokurorisë së Shtetit të shpjegojë se kush është prokurori, por edhe gjyqtarët që nuk kanë vepruar për të mbrojtur Shejllën tonë, ata duhet të sanksionohen me ligj, sepse kanë lejuar që akti i krivit të ndodhë përmes punës së pakujdesshme.
Ne nuk mund ta kthejmë Shejllën tonë, por duhet t’u tregojmë prokurorëve dhe gjyqtarëve se ata duhet te kene me shume ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe të parandalojnë krimin kundër fëmijëve tanë.
Unë kërkoj deklarim publik urgjent nga Prokuroria e Shtetit, sepse përgjegjësia për jetën dhe jetën e humbur dhe plagosjen është në institucionin e prokurorisë dhe gjykatës.
Qytetarët e komunës sonë nuk kanë qenë kurrë më të bashkuar në kërkimin e drejtësisë dhe dënimin e krimeve, ne do të dëshmojmë unitetin dhe veprimin e përbashkët në ditët në vijim sepse duam drejtësi për Shejllën.
Gjeloshaj përfundoi se nga tragjedia është turp të fitosh pikë politike dhe është veçanërisht e turpshme të përpiqesh të përdorësh kontekstin e ngjarjeve për insinuata dhe ndarje të ndryshme, por për fat të keq në shoqërinë tonë kemi edhe individë të tillë imoralë.
Nik Gjeloshaj