Në Ulqin gjehet një mjet shpërthyes
Prej tvteuta4 November 2024
Forcat speciale nga Podgorica konfiskuan një mjet shpërthyes nga një vend që ishte pastruar për ndërtim. Njësitet speciale të Drejtorisë së Policisë dje kanë konfiskuar një mjet shpërthyes në lagjen Meterize në Ulqin, në afërsi të varrezave, për të cilën mendojnë se daton nga Lufta e Dytë Botërore, mëson “Vijesti” nga disa burime. Sipas të njëjtave informacione, pajisja është gjetur nga dy djem teksa luanin në një vend ku më parë ishte pastruar toka për ndërtimin e një pallati banimi. Njësia speciale e Drejtorisë së Policisë për situata emergjente ka sekuestruar mjetin shpërthyes, detajet do t’i dimë kur të bëhet kallëzimi”, tha për “Vijesti” një bashkëbisedues pranë hetimeve. Nëna e njërit prej djemve që gjeti mjetin shpërthyes thotë se është e shtangur. “Në vend që të kenë kënde lojërash, fëmijët tanë ndeshen me bomba”. Tmerr”, tha ajo.