Slider

Aktuale Më shumë

“Kërkoj raport për punën e të gjitha materniteteve në Mal të Zi”

Prej tvteuta4 November 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Drita Llolla ka folur për vdekjen e Drita Tafës, nënës nga Ulqini, dhe ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Vojisllav Shimun që të zbardhë rrethanat e kësaj ngjarje. “Fillimisht u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve Tafa dhe Zati për humbjen e vajzës, gruas, motrës dhe nënës së tyre të dashur. Shpresoj të gjeni forcë tek Zoti dhe tek njëri-tjetri në këto momente të vështira. Të shqetësuar nga humbja e bashkëqytetares Drita Tafa dhe nga shqetësimet e shoqërisë civile dhe qytetarëve në lidhje me kujdesin në maternitetin në Spitalin e Tivarit, sot iu drejtova Ministrit të Shëndetësisë me kërkesë për raportim për punën e maternitetit në Mal të Zi, duke përfshirë numri i lindjeve dhe ndërlikimet për çdo institucion”, theksoi ajo. Ajo thotë se nga pozita e deputetes do të vazhdojë të përdorë të gjithë mekanizmat institucionalë dhe ligjorë për të ndriçuar rrethanat në të cilat vihet në pikëpyetje cilësia e kujdesit shëndetësor, “pra dhe shëndeti i qytetarëve tanë”.