Aktuale Më shumë

Gjeka në Prishtinë. Kërkohen më shumë kuota për studentët nga Mali i Zi

Prej tvteuta15:40, 12 Korrik 2023

Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë, Fatmir Gjeka ishte në krye të delegacionit që qëndroi për një vizitë pune në Republikën e Kosovës, gjatë së cilës bisedoi me zyrtarë e vendit për rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, në drejtim të shkëmbimit të studentëve dhe përmirësime të mëtejshme në politikat e regjistrimit të studentëve nga Mali i Zi.

Ky i fundit po  përpiqet të sigurojë pjesëmarrjen dhe përfaqësimin proporcional të pjestarëve të kombeve pakicë dhe të komuniteteve të tjera në jetën politike dhe publike të vendit, si dhe  praktikimin e të drejtave të tyre të garantuara, tha Gjeka në takim me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbrie Nagavci. Bashkëbiseduesit u pajtuan se fusha e arsimit është veçanërisht e rëndësishme dhe e nevojshme të investohet vazhdimisht, si dhe të përmirësohet bashkëpunimi në rajon. Ministri Gjeka theksoi rëndësinë e të drejtave të pakicave dhe komuniteteve të tjera kombëtare, si dhe mekanizmat kyç për zhvillim dhe përmirësim në fushën e arsimit, informimit dhe përfaqësimit në organet qeveritare.

Ministri u takua edhe me rektorin e Universitetit Hasan Prishtina, prof. Qerim Qerimi, me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit në fushën e politikave të regjistrimit dhe rritjen e kuotave për studentët nga Mali i Zi, veçanërisht për studimet master dhe doktoraturë. Ata u pajtuan se është e nevojshme të vazhdohet komunikimi për çështje të ndryshme që mund të dalin gjatë procesit të regjistrimit të studentëve në të ardhmen. Pjesë e delegacionit ishin edhe kryetari i KKSH, Faik Nika, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, dhe u.d së drejtorit në Drejtorinë për promovimin e të drjetave të popujve pakicë, Arben Xhurreta. Gjatë qëndrimit në Pritshtinë, Gjeka mori pjesë edhe në përkujtimin e 28 vjetorit të gjenocidit në Sreberenicë

  • 1

    Radio