Slider Më shumë

Galiq:“Brenda një ose dy javësh do të dimë rrjedhën e mëtejme të pandemisë”

Prej tvteuta09:42, 10 Shkurt 2022

Gjatë dy javëve të kaluara në Mal të Zi është shënuar trend i rënies së infektimit me korona virus për 58% krahasuar me dy javët e mëparshme. Po ashtu, për 6% ka rënë dhe numri i të shtruarve në spitale, kurse, për fat të keq është rritur numri i të vdekurve rreth 26%.

Këtë në programin e mëngjesit të TVMZ e ka deklaruar  drejtori i institutit për shëndetin publikë Igor Galiq. Duke i komentuar paralajmërimet për protesta dhe kërkesat  për zbutjen e masave epidemiologjike Galiq ka theksuar se disa profesione , siç janë veprimtaritë  shërbyese , kanë qenë të goditura prej fillimit të pandemisë.  Megjithatë, ai, ka bërë ftesë edhe për pak durim. “Edhe një javë ose dy do të dimë të parashikojmë kahjen e mëtejme të pandemisë”, ka theksuar Galiq.

Duke folur për numrin e lartë të rasteve të vdekjeve, edhe për kundër informatave se virusi Omikorn është formë më e butë, Galiq, ka theksuar se kjo është si pasojë e transmetimit të lartë dhe e numrit të madh të prekurve.  Në pyetjen nëse ka hapësirë për zbutjen e masave, Galiq ka bërë ftesë edhe për pak durim duke shtuar se masat e reja do të propozohen në javën e ardhshme.

  • 1

    Radio