Aktuale Më shumë

Fushatë e suksesëshme e vaksinimit të fëmijëve

Prej tvteuta17:07, 13 Shkurt 2023

Rreth 4000 fëmijë në Mal të Zi janë vaksinuar kundër lisë nga 13 janari e deri më sot, tha epidemiologu Adis Martinoviq, koordinator kombëtar për imunizim, në seancën e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Ai prezantoi të dhënat për mbulimin me vaksinim për gjeneratat e lindura nga viti 2010 deri në vitin 2021. Ai theksoi se javët e fundit është rritur numri i fëmijëve që kanë marrë vaksinën MMR, falë fushatës dhe vaksinimit urgjent në qendrat shëndetësore.

Martinoviq tha se më 13 janar mbulimi i fëmijëve të vaksinuar të lindur në vitin 2021 ishte 12 për qind, ndërsa sot është 27 për qind. I atyre të lindur në vitin 2020 është rritur nga 34 në 52 për qind në të njëjtën periudhë. Martinoviq theksoi se suksesin më të madh e kanë arritur tek fëmijët e moshës parashkollore dhe se shpreson që ky trend të vazhdojë. Rezultatet më të mira në tre-katër javët e fundit janë arritur në Podgoricë, Budva, Tivar dhe Berane.

  • 1

    Radio