Sporti Më shumë

Free Wi-Fi zonë në Plazh të Vogël

Prej tvteuta16:29, 2 Dhjetor 2016

Në kuadër të projektit Free Montenegro, i cili është inicuar nga Ministria për shoqëri informative, në Uqin është vendosur zona e parë e internetit wireless pa pagesë.

Drejtoresha e Qendrës për informacion në Komunën e Ulqinit Teuta Mehmeti, tha për televizionin Teuta se aparaturat e nevojshme janë montuar në dy lokacione në Ranë, dhe se në kuadër të këtij projekti synohet që në qyteti të ketë edhe të paktën dy zona të tjera me internet wireless pa pagesë, një në Kala dhe tjetri në stacionin e autobusave.

Sipas saj, nëse kjo nuk realizohet nëpërmes projektit aktual, atëherë do të shikohet mundësia që Komuna këtë ta bëjë të mundur nëpërmjet një projekti të veçantë, për të cilin do të shpallej ankand publik.

  • 1

    Radio