Sociale Më shumë

Filluan punimet në rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Kala

Prej tvteuta18:44, 23 Mars 2021

Në Kalanë e Ulqinit këto ditë ka filluar rikonstruktimi i rrjtetit të ujësjellësit. Ky rikonstruktim është pjesë e projektit për sanimin e infrastrukturës në qytetin e vjetër, punimet për të cilën kanë filluar në fund të vitit të kaluar dhe shpresohet të kryhen deri në fillim të sezonit.

Koordinatori i punimeve ga N.P “Ujësjellës – kanalizime”, Pero Pepiq, tha për TV Teuta se punimet po shkojnë sipas planit dhe se deri tani nuk kanë pasur pengesa, por dinamika e punimeve varet edhe nga kryrja e punimeve të tjera që nuk jan kompetencë e kësaj ndërmarrjeje.

Projekti i sanimit të infrastrukturës në Kalanë e Ulqinit ishte amendament i deputetit Genci NImanbegu në buxhetin e vitit 2015, por për arsye burokratike i gjithë procesi zgjati deri në ditët e sotme.

 

B.Çoba

  • 1

    Radio