Sociale Më shumë

Fillon vakcinimi në Ulqin. Drejtoresha Hollaj merr vakcinën e parë

Prej tvteuta14:18, 24 Shkurt 2021

Filloi vaksinimi kundër Covid–19 në Shëpinë e Shëndetit në Ulqin.E para u vaksinua UD  drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin   Dr Sadije Hollaj .

Sipas instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik i dërgoi Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin 25 doza të vaksinës “Sputnik V”Sot u vaksinuan 25 punonjës të shëndetësisë të cilët janë të angazhuar në Covid ambulancë.

Drejtoresha Hollaj për televizionin Teuta pas imunizimit, u shpreh se e vetmja mundësi  për tu mbrojtur nga ky virus është imunizimi i popullatës.Sipas dr Hollaj pritet që së shpejti në Mal të Zi të arrijë një kontigjent me vaksina ,ku do të vazhdohet me vaksinimin e popullatës.

Dr. Kreshnik Mustafa epidemiolog në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin  u shpreh se në Komunën e Ulqinit mbizotëron një situatë e rënduar epidemiologjike,kjo e gjitha sipas mos zbatimit të masave mbrojtëse.Ai tha se gjer më tanë janë testuar mbi 5000 veta,dhe nuk ka mungesë të testeve.

  • 1

    Radio