Filloi vakcinimi i qytetarëve në Ulqin – Prioritet të moshuarit mbi 80 vjeç
Prej tvteuta14:37, 22 Mars 2021
Në Shëpinë e Shëndetit në Ulqin sot në turnin e paraditës janë vaksinuar 30 qytetarë,po ky numër pritet të vaksinohet edhe në turnin e pasditës nga mosha 80 vjeç e lart me vaksinën kineze “Sinofarm”, tha drejtoresha e këtij institucioni Shëndetësor Sadije Hollaj
Vaksinimi ka filluar edhe në Stacionin Shëndetësor në Katërkollë ku po ashtu gjatë turnit të paraditës janë vaksinuar 12 pacientë,dhe i njëjti numër do të imunizohet edhe në turnin e pasditës.
“Gjithçka shkoi mirë ,si këtu ashtu edhe në Stacionin Shëndetësor në Katërkollë. Nuk kishte asnjë komplikim apo efekt anësor.Deri më tani në Shëpinë e Shëndetit në Ulqin për tu vaksinuar janë paraqitur 300 veta” u shpreh drejtoresha Hollaj..
Të gjithë qytetarët e interesuar informacione mund të marrin përmes numrit të telefonit 1717, ku mund të bëhet rezervimi i vaksinimit.Hollaj tha se pacientët të cilët nuk kanë mundësi të vijnë në Shtëpinë e Shëndetit për shkaqe shëndetësore,stafi i shëpisë së shëndetit do të shkojë në shtëpi për t’i vaksinuar.
Sa i përket situatës epidemiologjike Hollaj tha se ka rënie të numrit të personave aktiv me covid 19 ,por që situta akoma vazhdon të mbetet shqetësuese.
H.Nelaj