Aktuale Më shumë

Femrat ndërtojnë shtëpinë dhe familjen (VIDEO)

Prej tvteuta14:31, 8 Mars 2023

Pandemia e koronavirusit në mbarë botën ka sjellë fatkeqësi të shumta, as vendin tonë nuk e kanë anashkaluar ngjarjet e rënda. Familja Kurti nga Sukubina pasiqë humbi antarin e familjes, djalin e vet, bashkëshortin dhe babain, jeta u ndryshon. Vdekja e parakohshme e Dritan Kurtit preku të gjithë banorët e komunës së Ulqinit, por jo vetëm, për familjen e vet ishte edhe më tragjike.

Arjeta Lika Kurti, bashkëshortja e Dritanit, me profesion arsimtare e gjuhës dhe letërsisë shqipe, ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” për të folur për pozitën e femrës në shoqëri, por ndau dhe historin e saj me shikuesit. Forcën thotë e gjen tek dy vajzat e veta, Borën dhe Erën për të cilat thotë që do të luftoj qëtu mundësoj një jetë të mirë ehde përkundër mungesës së babait.

Ajo për të gjitha gratë ka një mesazh “ne si femra ndërtojmë shtëpinë, ndërtojnë familje, ne si femra duhet të jemi ato që duhet të mbëledhim forcën të çajmë përpara sepse ne mundemi, jemi e gjithë forca e një familje, dhe me sfida e pa sfida duhet t’ia dalim”.

  • 1

    Radio