FD paralajmëron protestë më 24 dhe 25 janar

Prej tvteuta10:29, 16 Janar 2016

Fronti demokratik do të mbajë protestë në Podgoricë me 24 dhe 25, janar është vendosur në mbledhjen e sotme të kryesisë së  kësaj aleance politike. FD, konsideron se ngjarjet në skenën politike malazeze vërtetojnë se protestat janë modeli i vetëm efikas i luftës politike i cili sipas mendimit të tyre mund të shkaktojë formimin e qeverisë kalimtare dhe organizimin e zgjedhjeve të para  të ndershme dhe demokratike.

Kryesia e FD, po ashtu, pret që edhe subjektet tjera politike e që janë kundër qeverisë së kryeministrit Gjukanoviq,  me 25 janar nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Parlamentit, në të cilën do të bëhet votëbesimi qeverisë dhe atë së bashku me qytetarët malazezë do të jenë para parlamentit në , siç e quajnë ata, Kuvendin e madh popullor, është kumtuar nga FD.

 

  • 1

    Radio