Eurodieseli 1 cent më i shtrenjtë

Prej tvteuta08:20, 25 Maj 2023

Eurodizel është një cent më i shtrenjtë që nga mesnata, ndërsa çmimet e llojeve të tjera të karburanteve nuk do të ndryshojnë, njofton Ministria e Investimeve Kapitale.
Çmimi i Eurosuper 95 dhe 98 do të kushtojë përkatësisht 1.49 euro dhe 1.53 euro në 15 ditët e ardhshme.
Eurodieseli është një cent më i shtrenjtë dhe çmimi i tij do të jetë 1.34 euro.
Çmimi i naftës për ngrohje do të mbetet i pandryshuar në 1.29 euro.
Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 9 maj, kur të gjitha llojet e karburanteve u liruan nga tetë deri në nëntë cent.
Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës duhet të bëhet më 5 qershor, ndërsa vlerat e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të vlejnë nga data 6 qershor.

  • 1

    Radio