Aktuale Më shumë

Ekzaminim falas për kancerin e lëkurës

Prej tvteuta15:01, 24 Maj 2023

Lajmërim!
➡Euromelanom ekzaminimi,
më 26.05.2023 ne Shtëpinë e Shëndetit  në Ulqin nga  ora 17:00-19:00h!
➡Euromelanoma është një fushatë humanitare, jofitimprurëse, pan-evropiane që synon promovimin dhe shkëmbimin e informacionit në lidhje me parandalimin e kancerit të lëkurës, diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm. Ajo drejtohet nga një rrjet dermatologësh evropianë që japin bujarisht nga koha e tyre për t’i shërbyer kësaj kauze.
➡Në kuadër të fushatës po organizohet ekzaminimi  falas i popullatës. Ky aktivitet kulmon me një shfaqje publike gjatë ditës së Euromelanomes që zhvillohet një herë në vit në maj. Slogani i fushatës së këtij viti është “A mbroni veten nga dielli?” për të tërhequr vëmendjen se duke përdorur masat e duhura parandaluese, ne reduktojmë rrezikun e fotodëmtimit dhe kancerit të lëkurës”, thotë Ana Popoviq, MD, PhD, dermatovenerologe-onkologe.
Sigurisht që këtë vit nuk duam të neglizhojmë edhe komunat që nuk kanë kujdes shëndetësor në këtë fushë, andaj dermatologët me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi do të organizojnë dhe ekzaminojnë qytetarët e atyre komunave në qendrën shëndetësore kompetente.
Shpresoj se duke punuar së bashku do të kemi sukses që qytetarëve të Malit të Zi t’ua sjellim rëndësinë e mbrojtjes nga rrezatimi UV dhe zbulimit të hershëm të tumoreve malinje të lëkurës”, thekson Dr. Popoviq.

  • 1

    Radio