Duda – Mali i Zi meriton që të jetë anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian

Prej tvteuta10:21, 19 Nëntor 2021

Mali i Zi meriton që të jetë anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian dhe Polonia nuk e kupton politikën e shteteve të mëdha evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor, që e  kanë ngadalësuar procesin e integrimeve, ka thënë presidenti i Republikës së Polonisë, Anxhej Duda.

Të, me nderime më të larta shtetërore, e ka pritur në Cetinë presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Dëshiroj të them se marrëdhëniet tona janë miqësore dhe të hapura, se bashkëpunimi është frytdhënës, ka thënë Gjukanoviq.

Ai ka shtuar se Mali i Zi e falënderon Poloninë që ka pasur mirëkuptimin për aspiratat tona evropiane dhe euroatlantike. Me të dyja duart e nënshkruaj, siç thuhet tek ne, që Mali i Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian, ka thënë Presidenti polak.

Duda ka shtuar se Polonia nuk e kupton politiken e shteteve të mëdha evropiane kur është fjala për Ballkanin Perëndimor, që e kanë ngadalësuar procesin e integrimeve.

Nëse mendon të jetë një ekonomi konkurruese, Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet edhe me anëtarë të Ri. Është krejtësisht e natyrshme që Mali i Zi, si lider i Ballkanit Perëndimor, të bëhet anëtar, ka thënë Duda.

  • 1

    Radio