Sociale Më shumë

Dr. Zylfije Gjoni Duraku – Në maternitet vetëm lindje urgjente. Numri ka rënë dukshëm

Prej tvteuta11:58, 19 Mars 2021

Puna në Maternitetin e e Ulqinit gjatë pesë viteve të fundit është zvogluar dukshëm,këtë më së mirë tregojnë të dhënat për numrin e lindjes së fëmijëve.Gjatë pesë viteve të fundit në Maternitetin e Ulqinit kanë lindur 113 foshnje,në vitin 2020 janë kryer 8 lindje,ndërsa në vitin 2021 në këtë maternitet janë sjellë në jetë dy foshnje.

“Duke mos pasur sallë të operacionit,dhe shërbimin e transfuzionit të gjakut,si dhe duke pasë presion të vazhdueshëm nga ministri i shëndetësisë për të mos kryer lindje në maternitet jashtëspitalor,është normale të kemi këtë numër të lidjeve,pasi në maternitet lindin vetëm raste urgjente” shprehet kryeshefja e këtij reparti Dr. Zylfije Gjoni Duraku .

Pandemia ka ndikuar edhe në planifikimin familjar,sepse gratë nga frika  që mos të sëmuren me covid gjatë periudhës së pandemisë,kanë frikë të mbesin shtatzënë,andaj  numri vazhdon të mbetet pothuajse i njëjtë me vitet e kaluara.

Dr. Duraku deklaroi se kërkesa për sigurimin e sallës së operacionit vazhdon të jetë aktuale,por tani sipas sajë janë pjekur kushtet edhe për hapjen e një spitali në Komunën e Ulqinit,ku do ishin kuruar qytetarët tanë.

H.Nelaj

  • 1

    Radio