Sociale Më shumë

Deri tani janë vaksinuar 2.9% e popullsisë

Prej tvteuta09:30, 29 Mars 2021

Deri më tani, 17.746 njerëz, ose 2.9 përqind e popullsisë, janë vaksinuar kundër koronavirusit në Mal të Zi, sipas faqes covidodgovor.me, nga të cilët 2.394 kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. Për vaksinim deri tani kanë aplikuar, 74,516 persona, ose 12 përqind e popullsisë. Dje në mëngjes arriti edhe një kontigjent prej 24 mijë dozash të vaksinës Astra Zeneka , i cili u prit në aeroport edhe nga ministrja e  Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, e cila edhe një herë u bëri apel qytetarëve që t’i përgjigjen detyrimisht thirrjes për vaksinim dhe të mos harrojnë se respektimi i masave epidemiologjike është rregulli i parë dhe themelor në ruajtjen e shëndetit. Edhe Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të konfirmojnë përgjegjësinë e tyre dhe besimin në imunizim, sepse, siç deklaroi ai, kjo është mënyra e vetme për të dalë nga kriza.

  • 1

    Radio