Sociale Më shumë

Deri në fund të sezonit 40,000 turistë nga Kazakistani

Prej tvteuta20:27, 6 Korrik 2021

Deri në fund të sezonit, 40,000 turistë nga Kazakistani do të vijnë në Malin e Zi, njoftoi Zëvendës Kryeministri Dritan Abazoviç, pas një takimi me ambasadorin e vendit Tolezhan Barlibayev. Siç njoftoi ai në llogarinë e tij në Twitter, një treg krejtësisht i ri për turizmin malazes është hapur.

“Linja ajrore e drejtpërdrejtë do të operojë katër herë në javë. Ne po përmirësojmë të gjitha llojet e bashkëpunimit me Kazakistanin, të cilin unë diskutova në detaje me ambasadorin e atij vendi, Tolezhan Barlibayev,” shkruan Abazoviq.

Ambasadori Barlibayev informoi Zëvendës Presidentin Abazoviç për hapjen e Konsullatës së Parë Nderi të Kazakistanit në Malin e Zi, e cila do të hapet sot në Podgoricë.

  • 1

    Radio