Aktuale Më shumë

Demarkacioni, kusht për liberalizim vizash

Prej tvteuta09:55, 5 Shkurt 2016

Demarkacioni i kufirit Kosovë – Mal i Zi është ngritur si çështje nga Bashkimi Evropian, për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka deklarua zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, plotësimi i kritereve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave është i nevojshëm për Kosovën, jo vetëm për shkak të liberalizimit të vizave, por për faktin se përmbushja e këtyre kritereve avancon demokracinë.

Megjithatë, ai ka theksuar se Kosovës po i vihen kushte, të cilat nuk kanë qenë edhe për vendet tjera, të paktën, për ato të rajonit.“Për liberalizimin e vizave, ngrihet çështja e demarkacionit, ratifikimit të marrëveshjes Kosovë – Mal i Zi.

Ndërsa, kemi vende që janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk u kërkohet një diçka e tillë, edhe pse ende nuk i kanë përmbyllur ato. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen, do ta respektojmë në tërësi. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Malin e Zi. Por, e ritheksoj, të trajtohemi njëjtë, sikurse vendet e tjera”, ka theksuar Thaçi.

  • 1

    Radio