Covid 19 në Mal të Zi: 385 raste të reja, 6 të vdekur

Prej tvteuta16:18, 19 Nëntor 2021

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 385 raste të reja me Covid 19, si dhe 6 viktima nga kjo sëmundje, prej moshës 57 deri në atë 93 vjeçare. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 157, Nikshiq 62, Herceg Novi 29, ndërsa në Ulqin u regjistruan 6 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 749 të infektuar. Rastet aktive janë 4013, nga të cilët 47 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio