Sociale Më shumë

Covid-19: 581 raste dhe 4 viktima. Në Ulqin 27 raste të reja

Prej tvteuta19:54, 12 Mars 2021

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë kryer 2305 analiza për Covid 19 , prej të cilave 581 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 4 persona më këtë sëmundje, 2 nga Podgorica, dhe nga një në Rozhajë dhe Biello Polje. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në : Podgoricë 179 raste,  Nikshiq 133, Tivar 43, kurse në Ulqin 27 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan  626 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.003, prej të cilëve 534 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio