Sociale Më shumë

Covid-19: 574 raste të reja dhe 9 viktima. 51 raste në Ulqin

Prej tvteuta16:11, 5 Mars 2021

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë kryer 2024 analiza për Covid 19, nga të cilat 574 kanë rezultuar pozitive, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dhe 9 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 60 deri në atë 88 vjeçare.  Numri më i madh i rasteve të reja janë në : Podgoricë 192,  Nikshiq 105, dhe në Ulqin ku është regjistruar rekord i ri me 51 të infektuar. Gjatë kësaj kohe u shëruan  506 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.903, prej të cilëve 432 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio