Sociale Më shumë

Covid-19: 572 raste dhe 13 viktima. Në Ulqin 33 raste të reja

Prej tvteuta20:05, 11 Mars 2021

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë kryer 2113 analiza për Covid 19 , prej të cilave 572 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 13 persona më këtë sëmundje, 2 prej të cilëve nga Ulqini. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në : Podgoricë 207 raste,  Nikshiq 101, Tivar 46, kurse në Ulqin 33 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan  631 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.052, prej të cilëve 545 në komunën e Ulqinit.

 

 

B.Çoba

  • 1

    Radio