Sociale Më shumë

Covid-19: 555 raste të reja dhe 5 viktima. Në Ulqin 27 raste

Prej tvteuta18:39, 13 Mars 2021

Në Mal të Zi prej ditës së djeshme janë kryer 2238 analiza për Covid 19 , prej të cilave 555 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 5 persona më këtë sëmundje, prej moshës 64 deri në atë 81 vjeçare. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në : Podgoricë 159 raste,  Nikshiq 110, Tivar 42, kurse në Ulqin 27 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan  454 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.099, prej të cilëve 536 në komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio