Covid-19 : 553 raste të reja, 18 humbje jetësh
Prej tvteuta22:14, 17 Mars 2021
Sot në Mal të Zi janë shënuar 553 raste të reja me Covid-19, ndërsa 18 përsona e kanë humbur betejen me këtë sëmundje. Në komunën e Ulqinit janë regjistruar 22 raste të reja duke bërë kështu që aktualisht të kemi 482 raste aktive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 651 pacientë, dhe akualisht janë 8581 raste aktive.
Në Mali të Zi, 6,085 njerëz, pra 0,98 përqind e popullsisë, janë vaksinuar kundër koronavirusit deri më tani. Vaksinimi kundër koronavirusit në Malin e Zi ka filluar me 20 shkurt.
Dafina Teliqi