Covid-19: 369 raste të reja dhe 7 viktima. Në Ulqin 15 raste
Prej tvteuta18:44, 27 Mars 2021
Në Mal të Zi që nga dita e djeshme janë kryer 1630 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilat 369 kanë rezultuar pozitive. Gjatë kësaj periudhe 7 persona e humbën jetën, nga mosha 58 deri në atë 81vjeçare. Numri më i lartë i infeksioneve u regjistrua në Podgoricë 114 raste, Nikshiq 82, Biello Polje 28, kurse në Ulqin u regjistruan 15 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 554 të infektuar, numri i rasteve aktive është 7104, prej të cilëve 263 në komunën e Ulqinit.
B.Çoba