Sociale Më shumë

Çmimi i Eurodiesel në nivelin e mesatares në rajon

Prej tvteuta12:49, 4 Korrik 2021

Çmimi i Eurosuper 95 në Mal të Zi është akoma më i lartë se mesatarja në rajon, ndërsa Eurodiesel është në nivelin e vlerës mesatare rajonale, sipas të dhënave nga Buletini i Ministrisë së Investimeve Kapitale. Sipas të dhënave nga Buletini i ri për çmimet e produkteve të naftës, një litër Eurosuper 95 kushton 1.33 euro në Mal të Zi, 1.34 euro në Serbi dhe 1.42 euro në Kroaci. Një litër Eurosuper 95 është më e lirë në Shqipëri, ku kushton 1.18 euro, Maqedonia Veriore 1.15 euro dhe Bosnjë dhe Hercegovina (BiH) 1.09 euro. Euro super 95 më të lirin e paguajnë qytetarët e Bullgarisë 1.06 euro, ndërsa banorët e Hollandës e paguajnë më strenjtë, 1.82 euro. Kur bëhet fjalë për Eurodiesel, një litër në Mal të Zi kushton 1.19 euro, kurse në Serbi dhe Kroaci mund të blihet për 1.37 euro secila. Një litër Eurodiesel është më i lirë në Shqipëri, ku kushton 1.14 euro, BiH 1.07 euro dhe Maqedonia Veriore 1.02 euro, e cila është çmimi më i ulët në Evropë. Qytetarët suedezë paguajnë 1.66 euro për Eurodiesel-in.

Në nivelin javor, Ministria publikon të dhëna themelore në lidhje me shitjen me pakicë të produkteve të naftës, pra çmimet krahasuese të karburantit në rajon dhe Evropë.

  • 1

    Radio