Kulturë Më shumë

Çekët përmes muzikës sjellin kulturën e tyre në Ulqin

Prej tvteuta10:03, 13 Shtator 2017

Nën bedemet e Kalasë, u mbajt koncerti dytë muzikor për turistët çekë që qëndronin në Ulqin. Edhe kët vit, si një vit më parë, programi dy orësht u transmetua në Televizionin i Republikës Çeke, ndërsa organizatorët kryesorë të kësaj ngjarjeje ishin gjiganti turistik Kovo Tour, HTP Ulqini Riviera dhe komuna e Ulqinit përmes Qendrës për Kulturë.

Nënkryetarja e komunës Hadixha Gjoni tha për  TV Teuta se ngjarje të tilla synojnë rritjen e ofertës turistike të qytetit në një nivel më të lartë, veçanërisht duke marrë parasysh faktin që vizitorë nga Republika Çeke, por edhe nga vende të tjera evropiane dhe rajonale, vizitojnë Ulqin rregullisht , dhe tradita e këtij dhe ngjarjeve të tjera kulturore dhe artistike me siguri do të vazhdojë.

  • 1

    Radio