Rajoni/Bota Më shumë

Brnabiq: Me Kosovën kompromis historik

Prej tvteuta10:11, 30 Qershor 2017

Kryeministrja e re e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur për herë të parë për Kosovën gjatë shpalosjes së programit të saj qeverisës. Ajo i është drejtuar deputeteve të Kuvendit të Serbisë, duke përmendur një kompromis historik për Kosovën, por nuk ka saktësuar se çfarë do të ishte ai . E propozuar nga presidenti, Aleksandar Vuçiq, ajo ka thënë se dëshiron një Serbi që do të ndjek shoqëritë e zhvilluar.

Me Kosovën, sipas saj, Serbia duhet të bëj një kompromis historik. Zgjedhja e saj në qeverinë serbe konsiderohet si tentim për ta kthyer qeverinë serbe në organizim ekspertësh, por edhe një marketing politik.

 

  • 1

    Radio