Aktuale Më shumë

Bllokohet rruga tek ish hotelët “Galeb” dhe “Jadran”. Pronarët e tokave ankohen për diskriminim

Prej tvteuta17:56, 30 Korrik 2023

Një numër i pronarëve sot ka bllokuar për një orë rrugën tek ish hotelet “Galeb” dhe “Jadran”, të pakënaqur me siç thonë ata, “padrejtësinë” që u bëhet.

Ata ankohen se Komuna, përmes Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm, po tenton të diskriminojnë në një farë mënyre pronarët e tokave.

Në kantierin ndërmjet ish Hotel Galeb dhe Albatros, nuk lejojnë të sigurohen kushtet tekniko-urbanistike  përmes përpunimit të detajuar të planit hapësinor dhe këmbëngulin që në lokacionin nga Albatrosi në drejtim të Kepit të Gjeranave, pronarët e asaj pjese të marrin kushtet teknike urbanistike përmes përpunimit të detajuar të planit hapësinor kur i njëjti të miratohet, thotë njëri nga pronarët e tokës, Vlladimir Ivanoviq.

Ai thotë se nga Komuna disa herë kanë marrë premtim për zgjidhjen e këtij problemi, por se deri tani kjo nuk ka ndodhur. Sipas tij, këtu ka diskrimimin klasik të pronarëve.

  • 1

    Radio