Arrestohet zyrtari i lartë i Policisë

Prej tvteuta18:31, 9 Mars 2022

Zyrtari i Policisë së Malit të Zi,  Dalibor Medojeviq, është arrestuar dje me dyshimet se ka mbajtur lidhje me grupet kriminale në vend. Ai është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Shtetit , she sipas disa mediave, ai e ka mohuar fajin. Atij është caktuar masa e paraburgimit prej 72 orëve.

Medojeviq mohoi gjithashtu lidhjen me personat që janë të regjistruar në dosjet e policisë si bashkëpunëtorë dhe anëtarë të klanit të Shkaljarëve. Ky hetim po drejtohet nga Prokuroria Speciale. Në kuadër të këtij aksioni do të merren në pyetje shumë persona dhe do të kontrollohen disa objekte dhe mjete komunikimi, thonë nga Policia.

  • 1

    Radio